Nuk është hera e parë që banorët e Matit përfshihen nga frika dhe paniku. Kjo dhe për shkak të lajmeve të pavërteta që përhapen me shpejtësi.
Muaj më parë u tha se një person si “fantazëm” ishte parë në mjedise të ndryshme të qytetit Burrelit. Kaluan ditë dhe sajesa u sqarua nga drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër dhe mashtrimit i erdhi fundi.
Një javë më parë tjetër lajm, tashmë në territorin e Bashkisë së Klosit. U tha publikisht se nxënësit kanë frikë të lëvizin nga shkolla në fshat sepse sulmohen nga arinjtë.
Ndërsa sot u trumbetua si një “ngjarje e pazakontë” vrasja e një ujku në fshatin Karicë të njësisë administrative Baz. U tha se janë parë kope me ujqër dhe se ato po bëjnë kërdinë.
Por, as fantazma nuk ishte e vërtetë, as arinjtë nuk kanë penguar nxënësit të shkojnë në shkollë, as kope ujqërisht nuk janë parë nga banorët. Ndërkohë prania e kafshëve të egra në zonat malore mund të konsiderohet diçka e zakonhsme. /tirananews.al/