Roland Hysi ishte i ftuari special në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora ku u bë pjesë e një pyetësori. Ai duhet të hamendësonte se cili nga politikanët ngre më shumë shtangë i shtrirë.
Në zgjedhjen që duhet të bënte ishte Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.
Rolandi i befasoi të gjithë me përgjigjen duke thënë: “Ilir Meta. Mos i shih gunën, shihi punën.”