Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush qëndron pas vr*sjes së Roanit në Athinë? Karamuço: Dyshime për grupin që përfaqëson interesat e…

18:49 / May 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Roan Brahimi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

32-shqiptari Roan Brahimi, i konsideruar si armik i Ervis Martinajt, u vra mbrëmjen e së enjtes në Athinë. Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka dyshime nga policitë partnere, por dhe ajo shqiptare, se aktualisht po vepron një grup i strukturuar kriminal për llogari të Vis Martinaj, i cili është shpallur i zhdukur prej gushtit të vitit 2022.

“Ka dyshime prej kohës jo vetëm nga policitë partnere, por edhe dhe ajo shqiptare për një grup, i cili është i mirëorganizuar dhe po merr hak në emër dhe për llogari të Ervis Martinajt. Ka informacione, që ky grup lëviz edhe në Shqipëri. Ky grup ka kryer disa goditje dhe disa atentate. Ky grup ka një koordinim edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, me pjesëtarë që mund të japin informacion. Viktima që u vra në Athinë është ndjekur në disa shtete deri sa ka arritur në Athinë për festën e Pashkës dhe më pas është ekzekutuar. Ky grup përfaqëson interesat e të zhdukurit, Ervis Martinaj”, tha ai.

Sipas Karamuços, ky grup mund të cilësohet i rrezikshëm pasi është gjithë kohës në lëvizje dhe me rrjet inforamtorësh deri në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Është grup i rrezikshëm, që nuk rri vetëm në territorin shqiptar, por lëviz shumë, gjithë kohës është në lëvizje, por bazat I ka në Shqipëri. Dy tre herë ka pasur bastisje dhe kontrolle, por deri më sot aksionet kanë rezultuar joeficente dhe nuk ka pasur të arrestuar”, tha ai.

Për të grupi i dyshuar që vepron për llogari të Vis Martinajt, ka në listë një listë të gjatë peronash, të cilët janë vënë në shënjestër të tyre. “Ky grup ka një listë të gjatë peronash që duhen ekzekutuar. Vrasja në Greqi, ishte vrasja e radhës, jo e fundit. Mund të kemi të tjera vrasje në lidhje me rivalitetet e grupit, për të cilin fola më sipër”, theksoi Karamuço në ”Abc News Albania”.

roan brahimi Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.