Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kush të hyjë i pari në makinë, “sherr” pas takimit Putin-Kim Yong Un, përfundimi…

20:20 / September 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
07
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti rus Vladimir Putin falenderoi udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për ndihmën që i dha Rusisë për të dëbuar ushtarët ukrainas nga rajoni i Kurskut, duke thënë se ata luftuan “heroikisht”.

Në një takim me Kim në Pekin, Putin vlerësoi gjithashtu “besimin dhe miqësinë” e vendeve të tyre dhe tha se dërgimi i trupave ishte ideja e udhëheqësit të Koresë së Veriut. Takimi në Pekin zgjati rreth dy orë e gjysmë, raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, me Putinin që e shoqëroi Kim-in deri në makinën e tij pas bisedimeve.

Gjatë largimit të dy liderët u munduan të respektonin njëri-tjetrin, këtë herë për vendin në mjetin me të cilën u larguan sëbashku. Ishte Putini ai i cili kërkoi që Kim Yong Un të futej i pari në makinë, por të njëjtin veprim bëri edhe ky i fundit. Por ai që fitoi në fund në fjalën e tij ishte Kim Yong Un, pasi kreu i Rusisë u fut i pari në makinë, e më pas lideri suprem i Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut është bërë një nga aleatët kryesorë të Rusisë që kur Moska pushtoi Ukrainën tre vjet e gjysmë më parë, duke dërguar mijëra ushtarë dhe kontejnerë me armë për të ndihmuar Kremlinin të shtyjë forcat ukrainase nga Rusia perëndimore, pas ndërhyrjes tronditëse të Kievit vitin e kaluar.

Rusia dhe Koreja e Veriut vitin e kaluar ranë dakord për një marrëveshje gjithëpërfshirëse partneriteti strategjik që detyron secilën palë të ofrojë “ndihmë ushtarake dhe të çdo lloji” në rast se njëra prej tyre sulmohet.

kim yong un Makine putin sherr takimit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.