Ledri Vula ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme tek “Më lër të flas” teksa Donaldi dhe Romeo nuk e kanë lënë pa ngacmuar. Ndërkohë që po i bënin një intervistë të shkurtër me pyetje-përgjigje Ledri është pyetur se kush i ka mbet peng pa e prekur.
Reperi ka treguar që nuk i ka mbetur peng askush, ndërkohë që është i dashuruar e sipas tij dashuria është droga më e bukur.
“Nuk më ka mbetur pikë dikush”, tha Ledri.
Pse i ke prek të gjitha?
“Jo nuk i kam prek të gjitha, vetëm nuk më ka mbetur pikë dikush. Inshallah nuk del ndonjëra shumë e mirë”, tha Vula duke qeshur.