Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar disa mesazhe të forta politik që kanë lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Në një status në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan: “Partitë të promovojnë kandidatë të rinj dhe me integritet! Kush vepron ndryshe do ndëshkohet rëndë më 25 prill.”
Në një tjetër mesazh, Kreu i Shtetit shprehet se “treni i integrimit është nisur dhe nuk do të ndalet as pas zgjedhjeve të 25 prillit. Mjerë kush i del para!”
Më herët, sot nga Shkodra presidenti Ilir Meta hodhi poshtë mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa u pyet nga gazetarët lidhur me një skenar të mundshëm nëse rriten shifrat e viktimave nga pandemia Covid-19.
Ndërsa u ndal te thirrjet e ambasadores Yuri Kim për dekriminalizimin, Meta u shpreh se dihet se kush i ka promovuar dhe u ka dalë në mbrojtje personave me probleme, ndërsa kërkoi nga partitë politike të promovojnë figura me integritet.
