Granit Cana, i cili u bë i njohur si konkurrent në Big Brother VIP, është pyetur gjatë një interviste për kushëririn e tij, ish-futbollistin e kombëtares Lorik Cana.
I pyetur se çfarë nuk i pëlqen, tregoi duke qeshur se ish-futbollisti nevrikoset shumë shpejt.
“Te Loriku nuk më pëlqen që bëhet nervoz shumë shpejt. Nëse ia prish qejfin, ai dallohet menjëherë sepse shtrembëron fytyrën. Nuk duhet t`i thuash jo Lorikut (qesh)”, tha Cana në Glamour Zone.