Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kushtetuesja drejt zhbllokimit, Parlamenti nis punën për zgjedhjen e dy anëtarëve

16:45 / October 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balla parlament seance
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti do të nisë të martën, datë 29 tetor, procedurat për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni Parlamentar i Ligjeve do të dëgjojë kandidatët, të cilët aspirojnë që të jenë anëtarë në institucionin më të lartë që garanton mbrojtjen e Kushtetutës.

Para komisionit të ligjeve do të dalin 3 emra edhe pse në 14 tetor Këshilli i Emërimeve në drejtësi i dërgoi Parlamentit 4 kandidatë. Kjo për faktin se njëri prej tyre, Besnik Muçi, tashmë ka nisur punë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese i zgjedhur nga presidenti Ilir Meta.

Ashtu siç veprohet me çdo kandidat që zgjidhet nga parlamenti Komisioni i Ligjeve ka detyrimin që pas seancës dëgjimore të hartojë një raport për secilin prej juristëve për t’ia përcjellë më pas Parlamentit që vendos me 84 vota se cilët do të jenë dy anëtaret e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Votimin e kandidatëve parlamenti e ka vendosur ta zhvillojë në 14 nëntor, pothuajse në afatet e fundit që i njeh Kushtetuta. Nëqoftëse nuk merret vendim brenda 30 ditëve, automatikisht kandidati me më shumë pikë bëhet anëtar i Kushtetueses, raporton Ora News.

Ndërkohë pas zgjedhjes së emrit të parë, kreu i shtetit Ilir Meta  ka afat deri në 8 nëntor për të zgjedhur një tjetër në këtë gjykatë, duke plotësuar dy vende vakante. Me votimin e Kuvendit me 14 nëntor Gjykata Kushtetuese do të ketë 5 anëtarë ndërsa i duhet të presë edhe pak për anëtarin e 6-të që do të bënte funksional këtë institucion pas më shumë se 2 vitesh bllokim.

Gjykatës Kushtetuese
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.