Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kushtetuesja nuk dha zgjidhje, në Kosovë gjykata lë hapësirë për vazhdimin e bllokadës

21:50 / October 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvendi i kosoves
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka lënë të pasqaruar disa çështje në aktgjykimin që e publikoi të mërkurën lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Monitoruesit e punës së parlamentit thonë që ndonëse nuk i jep të drejtën e vetos pakicave, ky aktgjykim i lë mundësinë që pakufishëm të propozojë kandidatin e njëjtë, gjë që mund të cojë në vazhdimin e bllokadës.

Vullnet Bugaqku-monitorues i punës së Kuvendit të Kosovës: Gjykata thekson se votimi deri në tre herë nuk është në vetvete pengesë që brenda afatit 30 ditor të konstituohet Kuvendi i bie që mund të jetë mundësia që deputetët e shumicë serbe ta propozojnë vazhdimisht një kandidat, kjo situatë nuk është parandalu nga ana e Gjykatës.

Tutje konsiderohet që nuk është sqaruar mjaftueshëm edhe procedura e shortit sepse nuk është sqaruar se a mjafton vetëm një deputet serb të jetë prezent në hedhjen e shortit për të zgjedhur nënkryetarin. Kjo konsiderohet se mund të keqshfrytëzohet për vazhdim të bllokadës.

“Mund të shfrytëzohet si një hapësirë e manovrimit dhe keqshfrytëzimit për ta bllokuar tutje konstituimin e kuvendit dhe për ta hapur një rast potencialisht tjetër në Gjykatën Kushtetuese”.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka sqaruar as pasojat juridike për deputetët nëse nuk arrihet të konstituohet Kuvendi brenda afatit të përcaktuar nga vetë gjykata. Ky afat përfundon brenda 12 ditëve të ardhshme dhe vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për të premten në orën 10:00.

bllokade Gjykata kandidat Kosove kushtetuesja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.