Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-kryetarit Bashkim Dedja për shfuqizimin e sekuestros së pasurive

19:42 / November 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dedja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit Bashkim Dedja për shfuqizimin e sekuestrimit të pasurive.

Kujtojmë se më 10 qershor, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kërkoi konfiskimin e një apartamenti të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa e SPAK-ut u bazua në ligjin anti-mafia, teksa mësohet se apartamenti është në emër të vëllait të ish-gjyqtarit.

Dedja aktualisht po përballet me drejtësinë, për shkak të akuzave për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

Disa pasuri të tijat, sipas hetimeve, nuk justifikohen ligjërisht.

Kërkesa e SPAK-ut ndërkaq është pranuar nga gjykatësi i Posaçëm, Erjon Bani, i cili e ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjyqtari Bani argumentoi se për dy apartamente dhe një garazh në pronësi të Dedjas nuk janë siguruar prova.

Ndërsa, për burimin e krijimit të një apartamenti, ai duhet t’i nënshtrohet gjykimit në themel.

Dedja në gjykim

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të martën e 10 majit pati marrë në shqyrtim dosjen e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Dedja do të gjykohet për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.

Më 3 gusht Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie dërgoi për gjykim dosjen e tij në GJKKO.

Bashkim Dedja akuzohet për kryerjen e veprës penale, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Më 28 prill me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO-ja sekustroi pasurinë e Dedjas. Këtij të fundit iu sekuestrua një apartament 60 m2 në Golem.

Hetimet për Dedjan nisën që në maj të vitit 2020.

Nga hetimet e SPAK-ut rezultoi se ish-kreu i Kushtetueses kishte në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonte dot.

Procesi i vetting-ut

Në dhjetor të vitit 2018, Dedja nuk e kaloi me sukses fazën e Vetting-ut. Ai u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë e tij dhe nuk shpjegonte burimin e të ardhurave financiare.

Rrjedhimisht KPA-ja hodhi poshtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Dedjas.

Ai u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2018 nga KPK-ja, megjithëse gjatë hetimeve administrative, u vërejtën një sërë shkeljesh në deklarimin e pasurisë.

Fill pas vendimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e kundërshtoi KPK-në, duke kërkuar nga Komisioneri Publik që të ankimonte në KPA.

Në korrik 2018, Komisioneri apeloi vendimin në KPA.

Bashkim Dedja kushtetuesja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.