Nga dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, janë mësuar edhe negociatat me Sokol Mjacaj pas vrasjes së Arben Lleshit që ai të dorëzohej. Ai thotë se kërkesa e vetme që kërkoi, është një takim me prokurorin.
“Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derrën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajirosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjacaj, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete. Afrohem tek dera dhe i burgosurime tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën.
Lexo edhe :
Related Posts
Në këto momente, i thashë një policit që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjelli telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi nje ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete. Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës. E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin.
Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do ti tregoj të gjitha. Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë siç i thamë neve. Hapi derën dhe e shoqëruam me sherbimet e policisë”.