Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kuvend/ Rama votohet sot edhe në krye të diplomacisë shqiptare

08:07 / January 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547463882 edirama5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në orën 17:00 të pasdites do të nisë sesioni i ri parlamentar. Sot pritet që kryeministri Edi Rama të dekretohet edhe në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme në vendin e Ditmir Bushatit. Gjithashtu sot do të zëvendësohen edhe vendet që lanë bosh në komisione ministrat e rinj të kabinetit qeveritar. Vendin e Erjon Braçes në postin e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave do ta zërë Arben Ahmetaj.

Peleshi pritet të marrë drejtimin e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në vend të Eduard Shalsit. Bledi Çuçi pritet që të zëvendësohet nga Blerina Gjylameti në pozicionin e bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, ndërkohë që si nënkryetar i Komisionit të Integrimit dy janë emrat më të mundshëm; ish-ministri Bushati dhe deputeti Ervin Bushati.

Ministrja e re e Marrëdhënies me Parlamentin Elisa Spiropali ka lënë bosh karrigen e nënkryetares së Komisionit të Shëndetësisë. PS pritet të propozojë në këtë pozicion deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu. Në seancën e sotme do të miratohet edhe kalendari. E ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i opozitës për seancën, nëse do të jetë në parlament debati është i pashmangshëm aq më tepër se seanca e sotme përkon me datën 21 janar, 8 vite nga protesta ku u vranë 4 njerëz të pafajshëm në bulevard para Kryeministrisë.

21 janar Edi Rama kuvend punimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.