Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e partisë në orën 18:00. Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së në stadiumin “Air Albania”, Basha ka vendosur të mos qëndrojë ‘duarkryq’. Në orën 18:00 ai do të mblidhet me anëtarët e kryesisë.
Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje, por temë kryesore pritet të jetë Kuvendi i thirrur nga Berisha dhe vendimet e marra aty.