Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kuvendi i ri do të bëhet me 11 Komisione

15:33 / August 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i dalë nga 11 Maji do të ketë ketë strukturë të re. Puna e nisur më herët nga një grup i drejtuar nga Eduard Shalsi, ka arritur në përfundimin se duhen shtuar 3 komisione parlamentare të përhershme, duke e bërë më të profilizuar dhe konkrete. Komisioni aktual parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese do të ndahet në 3 komisione:

Komisioni për Energjinë;
Komisioni për Infrastrukturën, Mjedisin dhe Digjitalizimin;
Komisioni për Bujqësinë.

Komisioni i 11-të pritet të jetë ai që u drejtuar nga Fatmir Xhafaj si komision i posaçëm. Komisioni “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” pritet të kthehet në një komision të përhershëm, çka do të sillte edhe përfshirjen e anëtarëve nga opozita.

Burimet thonë se në këtë skemë të re me 11 komisione, pritet që 7 të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita. Ajo që nuk dihet ende dhe mbetet e pakonfirmuar është se cili nga komisionet e reja parlamentare do t’i jepet opozitës për ta drejtuar. Këto vendimmarrje u morën pas disa takimeve që Kryeministri Edi Rama ka bërë me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, kryetarin aktual të grupit socialist, Niko Peleshi, dhe ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

11 komisione 11 maj kuvendi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.