Arlind Çaçani është kandidati i radhës nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike që do të marrë mandatin e deputetit në Kuvend.
Mësohet se ai ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit, duke e çuar në 102 numrin e deputetëve në Parlament, nga 140 gjithsej.
Ai është pjesë e listës së PD-së për Korçë, dhe njëherësh kreu i FRPD të Ersekës.