Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kuvendi miratoi ligjin për Akademinë, revoltohet Fuga: Gjumashë, kapterra në lirim flini të qetë, ta gëzoni!

23:25 / July 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1563189912 artanfuga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në Kuvendin e Shqipërisë u miratua me 81 pro, 22 kundër dhe 3 abstenim projektligji për Akademinë e Shkencave, që në muajt e fundit ka sjellë debate, pasi ka pasur disa kundërshtarë, mes të cilëve është edhe akademiku Artan Fuga. E ndërsa propozimet e tij nuk u morën parasysh, pas miratimit të projektligjit sot në Kuvend, ai ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

“Profesorët e degraduar në kapterra në lirim! Politika dhe Kuvendi jolegjitim sot ju bëri glasën mbi kokë! Ta gëzojnë” profesorët dhe profesorët e asociuar ligjin që Kuvendi i sotëm jolegjitim aprovoi sepse sipas tij titujt më të lartë shkencorë janë “akademik” dhe “akademik i asociuar”.

“Profesori” kaloi në vend të tretë si titull shkencor, kurse “profesori i asociuar” në vend të katërt.

Si biçim kapterrash në lirim!

U degraduan edhe universitetet toptan! Si publiket ashtu edhe privatet!

Tani janë nën akademinë e shkencave!

Ta gëzojnë edhe profesorët gjumashë si kërkues shkencorë në institute, edhe ata kujtonin se ishte betejë mes gjelash!

Ta gëzojnë edhe drejtuesit e universiteteve, rektorët, senatet, fakultetet, departamentet që nuk ditën dhe nuk patën guximin të mbrojnë stafet e tyre profesorale duke u tërhequr me lloj lloj kompromisesh dhe frikërash!

Kujtuan se unë përballesha për vete, ose luaja cic – mice në akademi!

Po unë jam “akademik”!

Nëse ende nuk doni të mobilizoheni :

Flini të qetë kolegë!

Mendoni se ishte një ëndërr!

Ta gëzoni të gjithë!

Gjumë të ëmbël!

Nëse ende keni ndërgjegje, zgjohuni” shkruan ai.

akademia Artan Fuga gjumashe kapterra kuvendi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.