Kuvendi ka miratuar këtë të enjte projektrezoluta për gjenocidin serb në Srebrenicë.
Në votim kanë marrë pjesë 113 deputetë, të cilët kanë votuar të gjithë pro.
Projektrezoluta konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit është shkelje e ligjit ndërkombëtar.
Ndërkohë, Kuvendi ka hedhur poshtë 4 amendamente të propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu