Nuk ka asnjë shpresë për gjetjen e futbollistit të zhdukur Emiliano Sala, tha një oficier i ekipit të kërkim-shpëtimit. Sulmuesi argjentinas, dhe një pilot, ishin në bordin e avionit që humbi kontaktin jashtë Alderney në Ishujt e Kanalis të hënën natën.
John Fitzgerald, shefi i shërbimit të Channel Islands Air Search, tha se “edhe personi më i përshtatshëm” do të jetonte vetëm disa orë në ujë. Kërkimet për avionin e zhdukur rifilluan të mërkurën. 28-vjeçari raportohet se i dërgoi një mesazh audio familjarëve të tij në ËhatsApp, duke i thënë se ishte “i frikësuar”.
Mediat argjentinase raportojnë se futbollisti tha: “Jam në një aeroplan që duket sikur do rrëzohet.”
Prej orës lokale 11:30 të mërkurën, Policia e Guernsey tha se ishin tre aeroplanë dhe një helikopter që po kërkojnë për gjurmët e aeroplanit Piper Malibu.
Futbollisti, humbi kontaktet 36 orë më parë dhe nuk është gjendur ende, pavarësisht përpjekjeve intensive të polumbarëve dhe policisë britanike.
Argjentinasi ndodhej në bordin e një aeroplani privat sëbashku me pilotin, i identifikuar si Dave Ibbotson. 60 vjeçari britanik ishte komanduar nga drejtuesit e klubit të ri të Sala, Cardiff City për shoqërimin e sulmuesit drejt Uellsit.
Por, fati desh që udhëtimi i Sala drejt Mbretërisë së Bashkuar të ishte i hidhur, dhe madje i mistershëm. Kështu, mediat britanike, në bashkëpunim me forcat e rendit kanë konfirmuar se në mjetin fluturues, i cili humbi kontaktet me kullën e kontrollit shumë pranë Kanalit Anglez, ndodheshin vetëm dy persona, duke hedhur poshtë raportet për një person të tretë.
Ibbotson ishte nga Lincolnshire Veriore, ndërsa ishte babai i tre fëmijëve. Ai ishte ngarkuar me detyrën për të dërguar Sala në Nantes për të përshëndetur shokët e ekipit, përpara se të kalonte në radhët e Cardiff City, skuadër që kishte shpenzuar plot 15 milion paund për kartonin e lojtarit.
Por ish e dashura e Emiliano Sala thotë se mafia e futbollit ka gisht në zhdukjen e tij.
Berenice Schkair u shpreh se zemra e saj është thyer dhe është shkatërruar, pasi dëgjoi se avioni i futbollistit ishte zhdukur gjatë udhëtimit të tij drejt Cardiff.
27-vjeçarja tha se ndjen dhimbje, frikë dhe zemërim për ngjarjen. Në një postim në mediat sociale, ajo shkroi: “Dua që kur të zgjohem e gjitha kjo të jetë një gënjeshtër. Ju lutem hetojeni sepse nuk besoj se është një aksident.”
Ndërsa shtoi në një postim tjetër: “Hetoni mafien e futbollit sepse nuk besoj se kjo ishte një aksident”.