Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ky është qyteti shqiptar me numrin më të lartë të grave të punësuara (Grafika)

12:11 / May 2, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, numrin më të lartë të femrave të papuna e ka qyteti i Gjirokastrës, ndërsa më të ulëtin, Dibra. Përkatësisht kjo shifër llogaritet në 60% dhe 49%.

Ky tregues lidhet me mungesën e aktiviteteve sipërmarrëse që i përshtaten kësaj kategorie. Bëhet fjalë për ato femra që janë regjistruar si të papuna në Zyrën e Punës të qytetit të tyre, pra rezultojnë si punëkërkuese.

Për vitin 2016, numri total i femrave që rezultuan si punëkërkuese të papuna ishte 49,735 ose rreth 53% e totalit. Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punës, pjesa më e madhe e kësaj kategorie përfiton ndihmë ekonomike (rreth 61%), ndërsa 6% merr pagesë papunësie.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se 67% e punëkërkueseve të papuna janë kryefamiljare që do të thotë se ato mbajnë edhe peshën e familjes. Të dhënat tregojnë gjithashtu se femrat që janë pa profesion dhe që kërkojnë një punë janë më të shumta në numër, mbi moshën 40 vjeç dhe ato që kanë arsim 9-vjeçar.

punesim 1493717425 9416822

Shumë i ulët (23) është numri i femrave që kanë arsim universitar dhe nuk kanë asnjë burim të ardhurash. Një pjesë e tyre marrin ndihmë ekonomike, raporton “Monitori”.

Raporti femra-meshkuj në punësim

Bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës, gjatë vitit 2016, numri i personave në forcën e punës është 1.365 mijë persona. Femrat përbëjnë 43,4% të forcës së punës dhe meshkujt 56,6%. Të punësuar janë 1.157 mijë persona, ku femrat përbëjnë 43,8% të të punësuarve dhe meshkujt 56,2%. Numri i të papunëve vlerësohet të jetë 208 mijë persona, ndër të cilët 41% janë femra dhe 59% janë meshkuj.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 66,2%. Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15,8 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 55,9%. Shkalla e punësimit për femrat është 49,7% dhe për meshkujt 61,9%. Hendeku gjinor në punësim për këtë grup-moshë është 12,2 pikë përqindje.

Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 40,2% dhe 40,4% të të punësuarve gjithsej.  Në vitin 2016, rezulton se 41,2% e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 34,9% janë të vetëpunësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 23,9% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Gra Punesim Qytet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.