Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, kajsia renditet edhe si një pemë kuruese.
Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të
cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e kajsisë përdoren të
freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe
lëngu.
Fruta e freskët ka vlerë të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60 për qind.