Një shqiptar u dëbua nga Italia pasi një postim i tiji në Facebook kundër festës së Krishtlindjeve u gjykua si ekstremist. Për më tepër, pas hetimit të kryer nga policia, rezultoi se ai kishte lidhje me imamë të arrestuar në Kosovë për terrorizëm e nxitje të urrejtjes raciale.
Shqiptari akuzohet për prirje antisemite dhe ekstremiste dhe u konsiderua i rrezikshëm për sigurinë kombëtare italiane. Ai u deportua në Shqipëri, për më tepër që iu ndalua hyrja në Itali për 10 vitet e ardhshme. Hetimet ndaj tij u kryen nga Antiterrorizmi italian i Policisë së Padovës në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës.
Së bashku me shqiptarin e dëbuar është sinjalizuar si person i rrezikshëm dhe një tjetër emigrant shqiptar me statusin e azilkërkuesit. Ai u dorëzuar nën mbikëqyrje speciale në një kamp refugjatësh e vendimi ndaj tij do të merret nga Komisioni për të drejtën e Mbrojtjes Ndërkombëtare. Edhe ai rrezikon dëbimin.