Ajo ka pasur shumë dramë kohëve të fundit në jetën e saj sidomos në raport me mikeshën e afërt Jordyn Woods dhe tradhtisë nga i dashuri i saj Travis Scott.
Por Kylie Jenner si duket i ka lënë anash të gjitha këto ndodhi teksa ka përcjellë një mesazh për 131 milionë ndjkësit e saj në “Instagram” shkruan DailyMail.
Në një fotosesion bardh dhe zi të realizuara nga fotografi i njohur Sasha Samsonova, 21 vjeçarja u shpreh se është e fokusuar në gjërat pozitive.
“Ku ju fokusoheni në gjëra të mira, të mirat bëhen edhe më të mrekullueshme” ka shkruar Kylie në njërën nga imazhet. Vajza më e re e familjes së famshme Kardashian-Jenner edhe në këtë set fotografik erdhi në formë, seksi dhe tërheqëse si çdo herë.



