Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

La emigrimin dhe u rikthye në Shqipëri, ministri Balla: Iris Selimi është shembull suksesi në sport

18:38 / March 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 03 04 172558
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtues politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ndan shembullin e Iris Selimit. Një profesionist i suksesshëm në fushën e sportit, i cili pas një emigrimi të gjatë, vendosi të rikthehej në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij.

Iris Selimi, 41 vjeç, nga Vlora, është një emër i njohur në botën e sportit shqiptar. Sot është trajner i përgatitjes fizike të kombëtares shqiptare dhe përgatitës atletik i disa prej klubeve më të njohura në vend të superiores si “Skënderbeu”, “Teuta” dhe “Kukësi”.

”Në fakt, sot doja t’ju tregoj një dimension tjetër të jetës time. Në vitin ’97, pas trazirave që ndodhën në vendin tonë, në moshën 12-vjeçare, vendosëm bashkë me prindërit të largoheshim nga Shqipëria dhe të emigronim në Itali, ku aty, me shumë vështirësi dhe pas një udhëtimi shumë të vështirë, përfundova studimet nga shkolla fillore deri në shkollën e mesme dhe po ashtu universitetin e sporteve, dhe më pas u licencova e mora licencat për përgatitjet fizike nga shkolla e Covercianos”,- tregon Selimi.

Kur Shqipëria nisi të ndryshonte për mirë, tashmë Irisi e mendoi dhe e bëri realitet kthimin. Kësaj here, u kthye në atdhe me familjen e tij të re ngriti qendrën e tij sportive pranë Kopshtit Botanik në Tiranë. ”Pas përfundimit të studimeve, Shqipëria po ndryshonte, vendosëm me bashkëshorten të kthehemi në Shqipëri dhe të japim kontributin për vendin tonë. Në Shqipëri, me shumë sakrifica dhe punë, ia dolëm mbanë, ku sot, edhe prej 10 vjetësh, jam pjesë e ekipit kombëtar të futbollit shqiptar. Po ashtu, pas profesionit tim dhe pasionit që kam për sportin, kam hapur një qendër specifike “ISPORT” dedikuar performancës dhe rehabilitimit këtu në Tiranë”, thekson Selimi.

Ai ndan shembullin e tij për mijëra emigrantë që duan të rikthehen dhe ende janë në mëdyshje, duke dërguar mesazhin se ndryshimet janë pozitive për të gjithë. Shembulli i Iris Selimit dëshmon se kthimi në atdhe nuk është vetëm një mundësi, por edhe një mision për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në vendin tonë.

balla Iris Selimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.