Dy kushërinj mbetën të vrarë mbrëmjen e të dielës në Laç, ku u qëlluan me armë pas një sherri në një lokal në qendër të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në një prej lokaleve të njohur si “Piaza”. Viktimat janë Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç. Dy të rinjtë, djem xhaxhallarësh, janë qëlluar nga dy persona te shpallur ne kerkim nga policia. Autoret e identifikuar jane Markel Gjonbushi dhe Vincenc Pali (Bushi).
Mikel Jushi mësohet se është pronar i një lokali, ndërsa 30- vjeçari tjetër që mbeti viktimë është djali i xhaxhait të tij. Të dy këta persona, pak pas ngjarjes u dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tyre paraqitej e rëndë. Por, ende pa mbërritur në spital për ndihmë mjekësore, ata kanë ndërruar jetë për shkak të plumbave që morën në atentat.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, e cila sipas burimeve zyrtare ka nisur per motive banale. Ndërkohë, nga ana tjetër Policia ka shoqëruar mbi 10 persona, mes të cilëve dëshmitarë okularë të ngjarjes dhe persona që mund të kenë dijeni për atë që ka ndodhur, të cilët pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.
Pas konfliktit dy viktimat janë përpjekur që të largohen, sepse kanë parë që një prej personave me të cilët janë konfliktuar, ka nxjerrë armën.
Autori i ka ndjekur nga pas dhe pavarësisht se janë përpjekur që të fshihen në një rrugicë, nuk kanë arritur t’u shpëtojnë plumbave të pistoletës. 35-vjeçari Mikel Jushi mësohet se është pronar i një lokali në qendër të Laçit, ndërsa viktima tjetër është djali i xhaxhait të tij. Ata u dërguan në gjendje të rëndë drejt Tiranës, por mbërritën pa jetë në spital.