Gjykata e Janinës do të vendosë nëse do të ekstradohet në Shqipëri i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori kryesor masakrës së Lushnjes.
Më 11 shtatorit 2017, në qendër të qytetit të Lushnjes, mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, dy të tjerë u plagosën.
Autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar dosjen autoriteteve greke disa javë pas arrestimit në vendin fqinj. Pas marrjes në dorëzim të fashikujve hetimor, tashmë verdikti i takon Gjykatës së Janinës, për të vendosur nëse do lejojnë apo jo ekstradimin e tij.
Laert Haxhiu ka kërkuar azil, me argumentin se i rrezikohet jeta nëse do ekstradohet. Seanca e parë për ekstradimin e Laert Haxhiut do mbahet më datë 20 qershor.