Aktori Laert Haxhiu është larguar nga emisioni “Repolitix” pas një debati me sociologun Endrit Mërtirin. Në momentin kur fjalën në studio e ka marrë Mërtiri, në një moment ka ndërhyrë aktori duke bërë që të niste edhe debati.
Mërtiri e ka quajtur aktorin të politizuar, ndërsa ky i fundit ka paralajmëruar se do të largohej nga emisioni.
Megjithatë sulmet ndaj tij nuk kanë ndaluar, por mesa duket fjala që mbushi kupën ishte “pingpongist”, e cila bëri Haxhinë që të mbyllte telefonatën. Gjest ky që shtangu edhe moderatorin e emisionit, Denis Mingën, i cili i kërkoi regjisë që të komunikonte sërish me aktorin.
DEBATI NË STUDIO:
Ergys Mërtiri: Duhet të shpjegoj gjëra që janë mësuar në klasën e 2. Më vjen mirë që artistët bëjnë analiza politike për të treguar sa të politizuar janë. Është nder i paparë që i bëjën opozitës me këtë. Të lutëm të mbaroj se fole brroçukulla dhe të dëgjova,
Laert Haxhiu: Të falenderoj për vlerësimin, kur shan është një vlerësim i madh. Politika do të thotë qytetari
Ergys Mërtiri: Ai po bën zhurmuesin
Laert Haxhiu: Denis me këtë nivel do më duhet të largohem
Denis Minga: Jo, jo! Asnjë nuk do të largohet. Të mbarojë zoti Mërtiri dhe e keni fjalën ju.
Laert Haxhiu: Atë e vendos unë
Denis Minga: Po sigurisht. Po nuk është mirë në syrin e publikut. Zoti Mërtiri jo sulme personale
Ergys Mërtiri: Unë ende nuk kam filluar, kjo do të thotë që ai rri vetëm duke bërë zhurmuesin. Ose largohet pastaj. Kuptohet se kush është i politizuari në këtë mes.
Laert Haxhiu: More zotëri çfarë profesioni ke ti që flet për Teatrin?
Ergys Mërtiri: Unë jam pingpongist. Merrem me njerëz falso si puna juaj, i bëj falso me raketë.
Laert Haxhiu: Denis faleminderit për ftesën. Mirupafshim
Denis Minga: Laert, Laert mos ik! Jo! Regjia edhe njëherë