Laguna e Kune-Vainit në Lezhë, aty ku fillon historia e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë. Kune-Vaini është zona e parë e mbrojtur në historinë e ruajtjes së natyrës në Shqipëri, pasi që prej vitit 1960 është shpallur Rezervat Gjuetie. E gjithë laguna përfshin mjedise detare, laguna, laguna, pyje, shkurre dhe livadhe, të cilat ndërthuren hijshëm mes tyre.
Dallohet nga larmishmëria e botës së gjallë, rreth 227 bimë, 17 lloje molluskesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish si mullixhi, levrek deti, koka, ngjalë. Veçanërisht e pasur është bota e zogjve (196 specie migruese dhe të përhershme), e përshkruar si “ornitologjia e Mesdheut”, 23 lloje gjitarësh: lepuri, dhelpra, ujku, derri i egër, etj.