Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Në ambientin e një lokali ka vdekur një 55-vjeçar me inicialet Gj.M. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, në lagjen nr. 16.
Policia thotë se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.