Nënkryetarja e Parlamentit Vasilika Hysi konfirmon se deputetët nuk do të marrin pagë të 13-të. Përmes një postimi në Facebook, Hysi thekson se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kërkesë për pagë ose shpërblim për deputetët nga asnjë grup parlamentar.
“Në faqen sociale qarkullon një lajm i rreme sikur dy kryetarët e grupeve parlamentare PD dhe LSI dhe unë i kemi adresuar Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë kërkesë për pagë të 13 për deputetët.
Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kërkesë për pagë ose shpërblim për deputetët nga asnjë grup parlamentar, nga unë jo e jo.
Nuk ka pasur asnjë shpërblim ose pagë të 13 për deputetët”, shkruan Hysi.