Tik Tok, rrjeti social aq i dashur sidomos mes të rinjve, është gati të nxjerë smartphone-in e tij. Pajisja, siç thotë Reuters, do të jetë e shtresës së mesme, e menduar për një publik të rinjsh dhe e ndërtuar nga kompania kineze Smartisan Technology, për llogari të Byte Dance, shoqëria që ka pronësinë e Tik Tok dhe që ka dhe aplikacione të tjera.
Tik Tok krijon video të shkurtra muzikore dhe që ka 600 milionë përdorues, 69% e të cilëve nga mosha 13 në 24 vjeç. ByteDance së fundmi ka nisur të investojë në sektorë që nuk lidhen në mënyrë direkte me rrjetet sociale, dhe ka marrë punonjës të ndryshëm të star up-it londinez JukeDeck, e specializuar për muzikën e gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
Projekti për një smartphone mund të ketë nisur rreth 7 muaj më parë, dhe qëllimi është ai i besimit të publikut e gjithnjë e më shumë i adoleshentëve.