Një pikë e dhënies së kredive është grabitur pasditen e sotme te Komuna e Parisit në Tiranë.
Një person ka hyrë në degën e “NOA” pranë lulishtes te Komuna e Parisit dhe ka arritur të grabisë një shumë parash si dhe një telefon.
Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Mësohet se autori, një burrë i cili nuk dihet nëse ishte i armatosur, është filmuar nga kamerat e sigurisë gjatë grabitjes.