Disa ditë më parë mediat në Spanjë raportuan se sheikë ose fonde të tjera nga vendet arabe kanë vendosur të shpëtojnë Barcelonën. Televizioni spanjoll “8TV” në emisionin “El Curibito” ka dhënë lajmin bombë se kjo shoqëri financimesh është gati të derdhë plot 1.5 miliardë euro në arkat e klubit katalanas.
Gazeta katalanase Mundo Deportivo ka mohuar diçka të tillë duke thënë se burimet nga brenda klubit e kanë mohuar këtë informacion.Gazetarët e “El Curibito” këmbëngulin që ata kanë dokumentin për të vërtetuar pretendimin e tyre, por burimet e klubit refuzojnë të pranojnë ekzistencën e një propozimi të tillë.Opsioni për të rifinancuar borxhin e tyre do të ndihmonte klubin të firmoste me lojtarë të mëdhenj në merkaton e verës.