Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lajmi i fundit/ 2 vite burg për Safet Gjicin, 1 vit për Alma K!

19:55 / February 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

GjKKO dënon me 2 vite burg ish kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici i akuzuar për korrupsion pasiv pas video-skandalit të regjistruar në zyrën e tij ku ai kryen marrëdhënie intime me Akma K.  40 vjecarja u dënua me 1 vit 

Eshtë përlotur në sallën e gjyqit ish kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i cili akuzohet për korrupsion pasiv pasi pëmes përfitimit të parregullt, në formën e favorit seksual, ka premtuar ta ndihmojë Alma K me projektin e saj të mbrojtjes së qenve.

Videoskandali ku Gjici dhe 40 vjeçarja kryeninin marrëdhënie intime në zyrën e kryetarit në bashkinë e Kukësit doli në media më 16 qershor 2023, ndërsa data e regjistrimit në video ishte 6 qershor 2023.

Gjatë konkluzioneve të palës mbrojtëse, ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici akuzoi drejtpërdrejt ish kreun e këshillit të qarkut Kukës, kundërshtarin e tij politik Abedin Oruçi se fshihet pas kurthit të videoskandalit.
Para shpalljes së vendimit Gjici, i pranishëm në gjykatë kërkoi nga togat e zeza pafajësi, duke u shprehur se ndjen vetëm përgjegjësi morale, por jo penale.

“Unë kam marrë dënimin me të madh që është ai moral, u kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit” u shpreh ai i përlotur në sallën ku kishte edhe familjarë

Ish-kryebashkiaku tha se kishte rënë pre e një kurthi të ngritur nga kundërshtari i tij politik Abedin Oruçi, përplasja, me te cilin kishte nisur që në vitin 2019, ku në cilësinë e kryetarit të Bashkisë i  kishte hequr atij rrethimin me kangjella hekuri që i kishte bërë sheshit para bashkisë.

“Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai e pagoi Alma K. në shenjë hakmarrjeje”, u shpreh Gjici.

Ai hodhi akuza ndaj prokurorisë, e cila sipas tij megjithëse kishte prova nuk e procedoi Oruçin.

“Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Oruçit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizate terroriste”, deklaroi Gjici

Seancën e kaluar Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e tij me 4 vjet e 6 muaj burg. Si pasojë e uljes së një të tretës nga gjykimi i shkurtuar, nëse shpallet fajtor për akuzën e korrupsionit pasiv, ai rrezikon të dënohet me 3 vjet heqje lirie. Per Alma K. SPAK ka kërkua 1.6 vite burg. 

Pasi u dëgjuan pretendimet e palës mbrojtëse, gjykata u tërhoq për dhënie vendimi i cili u shpall sot në mbrëmje.

2 vjet Burg Gjici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.