Policia lokale raportoi se rreth orës 21.50 në qytetin e Burrelit ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori. Mësohet se poseduesi i mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë ndodhet në mjediset e Komisariatit të Burrelit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 21.50, në qytetin e Burrelit, shtetasi A. D., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin D.Demiri, (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit ndodhet ne Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.