Shpërthim me eksploziv në një dyqan në Durrës. Ngjarja ndodhi në fshatin Katund i Ri.
Burime për mediat informojnë se në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.