Ndërron jetë vullnetari që u testua me vaksinën qanti-COVID të kompanisë “AstraZeneca”. Vullnetari mendohet të ketë zhvilluar inflamacion të palcës kurrizore, i njohur ndryshe si mielit transversal. Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Sao Paolos, ndërkohë që kompania që ka prodhuar vaksinën ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me rastin. Por që prej publikimit të rastit, kompania ka humbur shuma të mëdha të stokut në bursa.
Deri më tani një reagim ka ardhur vetëm nga një zëdhënës i Universitetit të Oksfordit, Alexander Buxton, i cili po ndihmon për prodhimin e vaksinës me AstraZeneca, i cili pretendoi se vullnetari nuk kishte pasur shqetësime në lidhje me sigurinë e provave klinike.
Ndërkohë që në Amerikë provat klinike me vaksinën kanë hyrë në fazën e fundit të tyre. Kjo sipas mediave të huaja tregon se kompania nuk është në gjendje të administrojë punën e bërë në prodhimin e dozave të dyta të vaksinave.