Është përfshirë nga flakët ditën e sotme një dyqan në vendin e quajtur “Tregu i rrobave të përdorura”.
Policia dyshon se flakët kanë rënë për shkak të një shkëndije elektrike, ndërsa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.