Policia e Elbasanit ka sekuestruar një sasi prej 35 mijë paundësh të padeklaruara brenda një makine tip “Porsche”.
Mësohet se drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në komisiariat.
I pyetur nga efektivët për origjinën e parave, i riu nuk u është përgjigjur duke përfunduar në Komisariatin e qytetit.
Ndërkohë po në Komisariatin e qytetit është dërguar edhe mjeti luksoz, i cili mban targën “AA666YL”. Ndërsa shoferi i saj, Lloci aktualisht ndodhet para hetuesve ku po jep sqarime mbi origjinën dhe destinacionin e parave të padeklaruara.
Mesa duket i riu po përfitonte nga errësira e natës për të dalë pa rënë në sy nga qytetit dhe për të dërguar të thatat në destinacionin e tyre, por nuk ia ka dalë.