Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në Tiranë ku një 29-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Bëhet fjalë për të riun me inicialet B.B
“Më datë 19.09.2023, rreth orës 20:00, në fshatin Gracen, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri automatik, shtetasi B. B., 29 vjeç”- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
