Prefektura Dibër, drejtoria e Policisë, zjarrëfiksët e Peshkopisë, shërbimi pyjor dhe struktura të tjera janë njoftuar se në masivin pyjor të Lurës po përhapet me shpejtësi një vatër zjarri.
Banorë të zonës thanë për tirananews.al se zjarri i fuqishëm është shfaqur në Gurë Lurë dhe se flakët kanë përfshirë një masiv me pishë, bredh e ah.
“Zona ku ka rënë zjarri ka drurë të lartë dhe nuk është shfrytëzuar më herët për lëndë drusore. Nëse ai nuk shuhet shpejt dëmi do të jetë shumë i madh”, pohuan banorë të Lurës.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur efektivë të Policisë lokale, zjarrëfikës, specialistë të pyjeve, të njësisë administrative Lurë si dhe vullnetarë të zonës.