Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka fituar betejën me koronavirusin dhe ditën e sotme është kthyer përsëri në krye të detyrës.
Ndërkohë sipas mediave të huaja presidenti Vladimir Putin ka anuluar vendimin për zëvendëskryeministrin Andrei Belousov, i cili ishte parashikuar tw zinte vendin e Mishustin.
Mishustin u infektua me koronavirus më 30 prill. Ndërkohë gjatë kohës që ka qenë në spital për tu trajtuar për sëmundjen ka zhvilluar disa takime online me qeverinë e tij.
Deri më tani në Rusi numri I të infektuarve ka shkuar në 299,941 dhe numri i të vdekurve 2,837.