Sot në qytetin e Peshkopisë, nën kujdesin e Prefektit Nexhbedin Shehu, është zhvilluar Konferenca Rajonale “Për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike”. Prefekti nënvizoi se kërkohet angazhimi i të gjitha institucioneve për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike. “Megjithëse situata është normale dhe strukturat shtetërore janë ngjitur në lartësinë e duhur, ne tha Prefekti, duhet të jemi në krye të detyrës në cdo moment. Vec parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike duhet të bëjmë kundes edhe për ndaljen e përdorimit e këtyre lëndëve në shkolla e mjedise të tjera”.
Drejtori i Policisë Dibër, Edmond Tarkaj, e vlerësoi si shumë të rëndësishme këtë konferencë, ku të gjithë faktorët dhe aktorët duhet të marrin përgjegjësi ligjore e morale dhe së bashku të kontribuojnë në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke bërë të mundur që këtë vit në qarkun Dibër kultivimi i bimëve narkotike të shkojë drejt zero bimë të kultivuara. Tarkaj në fjalën e tij u ndal edhe në detyrimin ligjor që kanë të zgjedhurit vendor, si dhe të gjitha institucionet e tjera që i ngarkon ligji me përgjegjësi.
Mirëpo vendorët e Matit e Klosit e bojkotuan këtë aktivitet të rëndsishëm. Kryetarët e bashkive Nezir Rizvani e Basir Cupa si dhe administratorët Kasem Kola, Afrim Bardhi, Rasim Hoxha, Artur Qerimi, Drita Leka, Ilir Celiku, Sokol Lela, Gjelina Kalthi e Julian Hoxha, jo vetëm nuk morën pjesë në Konferencë Rajonale, por ato kycën zyrat dhe iu drejtuan Tiranës, për të protestuar.