Paraditen e 9 Marsit tre përfaqësues të BKH, iu prezantuan Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Ahmetajt duke i treguar një mandat kontrolli për banesën dhe aparatet kompjuterike, gjë që Arben Ahmetaj dhe përfaqësuesit e tij ligjorë, e kanë konsideruar të paligjshëm këtë veprim.
Lidhur me atë se çfarë është gjetur në shtëpinë e bashkëjetueses së Ahmetajt, gazetarja Lala ka dhënë më tepër detaje në emisionin “Opinion”.
Klodiana Lala: Gjykata e Posaçme e urdhëroi kontrollin në disa banesa në datën 9 Mars. Vendimi i gjykatës është zbatuar më pas nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Fillimisht është kontrolluar një banesë në pronësi të ish-bashkëshortes të Ahmetajt në kryeqytet. Aty janë bërë të gjithë kontrollet. Në dijeninë time, nuk ka pasur asnjë send të paligjshëm.
Blendi Fevziu: Ata kanë kontrolluar një shtëpi në emrin e ish-bashkëshortes dhe një shtëpi të bashkëjetueses aktuale. Po shtëpinë ku banon Ahmetaj në Tiranë?
Klodiana Lala: Këtë pretendim kanë ngritur avokatët. Vila që ndodhet në zonën e Hamallajt, në kompleks rezidencial është kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe avokatët e kanë kundërshtuar këtë. E kanë kontrolluar me mandate gjykate, sipas avokatëve kjo është antikushtetuese.
Klodiana Lala: Janë gjetur 30 mijë euro në shtëpi dhe nuk di se si do t’i justifikojë partnerja e Ahmetajt. Më pas janë marrë të dhëna nga disa studio që kanë bërë arredimin e vilës, dizajnin dhe aty janë marrë të gjitha plan-projektet sepse duan të shikojnë në të gjitha këto banesa se nga kush është porositur dhe si është bërë pagesa.