Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lamallari: Drejtësia është konsoliduar, Shqipëria në një fazë të re dhe po negociohet denjësisht me institucionet e BE

16:23 / October 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1761576697 besfortlamallari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thotë se kemi një Shqipëri të përmirësuar dhe për një drejtësi që tashmë ka hyrë në fazën e konsolidimit. Gjatë fjalës në Kuvend, ku po raporton kryeprokurori dhe kreu i SPAK-ut, Lamallari u shpreh se nëse vendi do të ishte sot në duart e atyre politikanëve, që vetëm anatemojnë reformën në drejtësi dhe drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, Shqipëria sot nuk do të kishte këtë përparim.

”Lufta kundër krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti, është një provë morale për shtetin dhe drejtësinë. Viti 2024 shënoi një kthesë reale, por me fakte të pakundërshtueshme dhe themi me bindje se e drejta në vend ka hyrë në një fazë të re të konsolidimit. Konstatohet një realitet i ri institucional. 

Sot kemi një sistem që ka pavarësi prej politikës dhe prodhon besim. Të ishte në dorë të një pjesë të politike, që sot rrinë e anatemojnë reformën në drejtësi dhe krerët e institucioneve të drejtësisë, kjo nuk do të ndodhte asnjëherë. Kjo mazhorancë ka përgjegjësinë historike për të konsoliduar më tej këtë reformën dhe shqiptarët të kenë drejtësinë e munguar. Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, sot po negociohet denjësisht me institucionet e BE për të qenë pjesë e tyre në vitin 2030 të barabartë mes të barabartëve.

Sot është koha për një drejtësi që të ofrojë standarde të panegociueshme demokratike njësoj si në vendet evropiane. Fokusi ynë për vitin 2025 është i qarë, lidhet me nevojën për transparencë, integritet, goditna të reja të qenësishme për gjykata e prokurori dhe për përdorimin masiv të teknologjisë. Ministra e Drejtësisë po udhëheq fazën e dytë të konsolidimit të reformës në drejtësi me theks te integriteti, profesionalizmi. Në vitin 2025 nuk do të flasim më për reformë, por për konsolidim. Në këtë rrugë Ministra do të jetë udhëheqëse e transformimit të sistemit të drejtësisë”, tha Lamallari.

Besfort Lamallari ministri i Drejtësisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.