Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lamallari me homologen belge dhe Ministren e Azilit dhe Emigracionit: Mbështetje në rrugën drejt BE-së

18:06 / October 8, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
558859740 1257433299730780 8120224305890814741 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari priti në një takim homologen belge, Annelies Verlinden si dhe Ministren e Azilit dhe Emigracionit në Mbretërinë e Belgjikës, Anneleen Van Bossuyt.

Gjatë takimit ministri Lamallari vlerësoi vizitën si një moment tjetër të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të hershme miqësore midis Shqipërisë dhe Belgjikës, si dhe theksoi nevojën për të eksploruar më tej mundësi të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Mes të tjerësh ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vijueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, teksa solli në vëmendje edhe faktin se vendi ynë ka marrë statusin e kandidatit në vitin 2014 kur Belgjika mbante Presidencën e Këshillit të BE-së.

Asistenca teknike e Belgjikës në fushat e drejtësisë dhe punëve të brendshme ishte gjithashtu mes pikave për të cilat Ministri i Drejtësisë falënderoi homologen e tij belge. Ai vlerësoi forcimin e bashkëpunimit bazuar në besimin reciprok dhe në përmbushjen e te gjitha detyrimeve në kuadër të negociatave me BE, përfshi dhe bashkëpunimin në lidhje me marrëdhëniet juridiksonale penale.

Besfort Lamallari ministri i Drejtësisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.