Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj zhvilloi këtë pasdite një takim me të rinjtë në Tiranë, ku theksoi se arsimi është një pikat kryesore të koalicionit. Për të ndryshimet e mëdha vijnë nga pak njerëz, nuk vjen menjëherë.
”Është dita që më shumë të dëgjoja me ju të rinjtë. Pasi kishim këtë model të rinjsh, që nuk mallkojnë dhe servilosen. Duam ta sjellim të renë si koncept të jetuarit dhe të menduarit. Modelin e të riut kritik.
Ka të rinj që i bien për shkurt, por në fakt ky model e ka sjellë Shqipërinë në këtë derexhe. Arsimi është kryesorja, janë 3 vende bosh dhe vijnë të tjerat. Ne duam ta bëjmë në 5% të buxhetit për arsimin, më vonë në 7%.
Vendet e vogla prodhojnë ide novatore më shumë se vendet e mëdha. Ne do ta transformojmë arsimin. Kini besim se kjo bëhet. Malta nuk ka burime natyrore uji, ndërkohë ka 24 orë ujë pa ndërprerje, ndërsa ne ende flasim për ujë me gjithë këtë pasuri të madhe ujore”.