Elita Rudi festoi mbrëmë ditëlindjene saj të 26-të dhe ndoshta është nga të paktat ditë që është ndarë nga djali i saj Zëri, për të festuar me miqtë.
Duke qenë se nuk mund të festonte vetëm me Gjikon, bukuroshja e ekranit kosovar ka festuar me mikeshat e saj në një koncert të tij. Ndërkohë që nuk kanë munguar as urimet me fjalë të ëmbla të miqve të saj, të cilat na i tregoi vetë Elita në Instastory.
Pa dyshim që më i bukuri mbetet ai i Gjikos. Edhe një herë tjetër ai i shprehu Elitës dashurinë me fjalët më të zgjedhura.