Presidenti i Barcelona-s, Bartomeu, ka thënë se Messi nuk do të lëvizë. Megjithatë, rinovimi i kontratës nuk ka ardhur akoma dhe klubi katalanas rrezikon ta humbë yllin argjentinas me kosto zero në qershorin e vitit 2021.
Kjo është arsyeja pse kompanitë e basteve nuk e konsiderojnë një marrëzi shitjen e “pleshtit” nga ana e Barçës në merkaton e ardhshme dhe kanë parashikuar skuadrat ku mund të përfundojë Leo. Destinacioni më i mundshëm, me koeficientin 7.50, është Manchester City i Pep Guardiola-s, njeriu që e shpiku Messi-n në rolin e nëntës false dhe ndërtoi rreth tij një ekip legjendar.
Pas M.City vjen Inter-i, që po kthehet në një zgjidhje gjithnjë dhe më e besueshme: mjafton të mendohet se në pak ditë koeficienti për transferimin e “pleshtit” te zikaltër brenda 5 tetorit të ardhshëm, siç ka bërë të ditur Agiproneës, ka rënë nga 12 në 9.