Mbrëmjen e sotme opinionistja e Big Brother VIP Kosova Afërdita Paqarada ka dhënë një lajm për banorët e publikun, pasi ka vendosur që të largohet nga roli i opinionistes.
“Banorë kam për t’ju thënë që dukeni shume bukur. Sot do jetë hera e fundit që unë ulem në këtë karrige, dhe që do ju flas. Është hera e fundit që luaj rolin e opinionistes. Unë do të iki për arsye personale. Më vjen mirë për këtë përvojë dhe për njerëzit që kam njohur. E falenderoj Adriatikun për ftesën dhe pranimin e largimit tim. Përgëzoj produksionin që ka sjellë këtë format për herë të parë në Kosovë. Olti edhe ty për këtë eksperiencë që më ke mësuar.”- ka thënë ajo.
Moderatorët e kanë falenderuar për momentet e saj. Gjithashtu edhe Olti ka thënë se ishte kënaqësi e ka thënë: “Nuk e di a duhet ta bëj si Stresi me Getinjon, do iki dhe unë që këtu”.
Duke qeshur më tej e përfunduar nga Alaudini i cili tha: bëje njëjtë si Stresi thuaj do iki dhe rri.