Një vokal i rrallë, nga ata që publikut i interferon në nyjet nervore. Zë që vjen i thellë, kapërcen dy tre nota dhe më pas ngjitet në oktavat më të larta duke jehuar emocion që nuk përsëritet.
Është pikërisht Laura Pausini, nuk ka dytëse dhe është fenomeni italian i muzikës pop që theu çdo hapësirë me muzikën e saj, duke u kthyer në një star botëror.
Pausini qëndron në “Listën e Artë”, e gjashta në radhitjen e gjigantëve të muzikës italiane, me plot 70 milion albume të shitura në mbarë botën.
Klasifikimi në këtë kategori ishte fenomenal, pasi asnjë këngëtar i dalë pas viteve në 90’ nuk kishte mundur dot t’i atashohej listës prestigjioze,por…ajo IA DOLI !
TOP 10
Adriano Celentano
Pavarotti
Patty Pravo
Mina
Toto Cotugno
Andrea Bocelli
Laura Pausini
Ennio Moricone
Domenico Modugno
Lucio Dalla
Pausini nuk vetëkënaqej!
Ajo guxoi të thyente çdo limit dhe paragjykim të tipit “nuk e bën dot” duke mbajtur në 2 qershor 2007, përmes një teknologjie që nuk ishte përjetuar kurrë më parë në botën mediatike Italine, koncertin e saj fenomenal.
Ishte koncerti i parë i mbajtur nga një artiste femër në Stadiumin “Giuseppe Meazza” të San Siros në Milano.
70,000 spektatorë të ardhur nga Italia dhe nga e gjithë bota, madje edhe spektatorë nga vende të largëta si Meksika, Brazili dhe Japonia, u bënë pjesë e këtij koncerti historik, realizuar për herë të parë nga një artiste femër, në ato përmasa, jo vetëm në Itali, por edhe në evropë.
Të pranishëm në mesin e të ftuarve kishte figura të shquara, miq të Pausinit: Biagio Antonaci, Eros Ramazzotti, lojtarët e Milanit, për të cilët ajo është një fanse, si dhe stilistët me famë botërore Roberto Cavalli, Giorgio Armani, Dan dhe Dean Caten.
Për shfaqjen e desh mbi një muaj punë, 700 njerëz të punësuar, 23 kamionë dhe një arsenal mjetesh për të montuar skenën në stadiumin “Giuseppe Meazza” në San Siro në Milano.
Koncerti u transmetua më pas në “Italia 1” më 11 dhjetor 2007, duke thyer çdo rekord audience të vendosur më parë, duke kapur shifrën e mbi 3 milion shikuesve.
l.g/Tirananews.al